Sot festohet Dita e Verës. Elbasani është kryeqyteti, por festime me organizime të ndryshme ka edhe në Tiranë dhe qytete të tjera. Sheshi “Skënderbej” në Tiranë u mbush nga mijëra qytetarë, të cilët shijuan aktivitetet me rastin e Ditës së Vërës.
Në mes të sheshit “Skënderbej” është vendosur edhe një tank që ka qenë në përdorim të ushtrisë shqiptare, i cili tani shërben si element dekorimi. Tanku është zbukuruar me ngjyrat e Pranverës dhe lule në trupin e tij.
Dita e sotme është pushim për administratën publike, ndërkohë që e premtja u shpall pushim nga qeveria dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër.