Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani ka deklaruar se familja e një prokurori të kësaj strukture që drejton është kërcënuar jo nga politika, por nga krimi i organizuar. Ai thotë se i kanë bërë llogaritë që edhe të mos kthehen.
“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë.
Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha ai.