-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentat/ Shkodrani i shpëton plumbave, autori ja mbath me biçikletë

Kryesoret

Një atentat ka ndodhur në Shkodër ku është qëlluar me armë zjarri ndaj Gent Larushkut, i cili ka mundur ti shpëtojë mrekullisht plumbave.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vinotekës ku “shënjestra” pretendonë se është qëlluar nga një person i cili po lëvizte me biçikletë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet. Efektivët morën në pyetje shtetasin Gent Larushku i cili deklaroi versionin e tij të ngjarjes.

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askend dhe nuk e di kush mund të jetë autori” deklaroi ai.

Larushku është shoqëruar për në komisariat për tu marrë në pyetje si dhe për sqarime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit