-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak dhe Vuçiç bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, lidhur me mundësitë e vazhdimit të bisedimeve në Bruksel.

Kështu njoftoi Vuçiq më 15 mars përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Ne shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe biseduam për hapat e nevojshëm për përparim drejt normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinë.

Sërish i bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet konkretisht dhe në mënyrë të vendosur në çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, tha Vuçiq.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës nisi zbatimin e rregullores së saj që parasheh euron si valutë të vetme për kryerjen e pagesave, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb./REL

Lexoni KËTU shkrimin e plotë:

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit