Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në orën 16:00 të pasdites së sotme.
Sipas burimeve paraprake mes palëve është arritur dakordësia duke hedhur në letër paktin për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për koncesionet në shëndetësi dhe sistemin TIMS dhe veton tek n/komisioni i reformave ku pritet që të kalojë reforma zgjedhore.
“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se:
Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, sipas njoftimit të Kuvendit të Shqipërisë.