-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeta e Besar Nimanit/ Kërcënimi i fundit, kioska dhe tre fëmijët jetimë

Kryesoret

Besar Nimani është përcjellë në banesën e fundit, familjarët akuzojnë dhe misteri vazhdon. Pista kryesore është hakmarrja. 38-vjeçari kishte pasur një konflikt me autorët e dyshuar të ngjarjes, sepse nuk kishte pranuar të hapte kioskën e tij për shpërndarësit e drogës.

Sipas vëllait të viktimës, ish-boksieri i kishte rrahur kurdët dhe këta të fundit u hakmorën ndaj tij një javë më parë për të ruajtur reputacionin e tyre. Familja e 38-vjeçarit po ashtu akuzon policinë se nuk e mori seriozisht frikën e Nimanit kur zbuloi se i kishin vendosur një gjurmues GPS.

Besar Nimani u qëllua për vdekje mbrëmjen e 9 Marsit në Bielefeld nga dy persona të cilët janë identifikuar e shpallur në kërkim nga policia. Ata janë Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dy 33 vjeç. Autorët konsiderohen nga policia gjermane të rrezikshëm dhe besohet se ata kanë mundur të arratisen.

Nimani po shkonte drejt makinës së tij që e kishte parkuar në afërsi të një restoranti kur autorët iu afruan dhe qëlluan disa herë në drejtim të tij. Ish-boksieri nga Kosova ishte baba i 3 fëmijëve. Një natë përpara krimit, ai kishte qenë duke kërcyer me miqtë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit