-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kush janë tre nga viktimat e aksidentit tragjik në Tepelenë

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme ishte tragjike. Katër persona ndërruan jetë në një aksident të rëndë që ndodhi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Paraprakisht dyshohet se ishte një makinë tip “Mercedes Benz” që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara nën drejtimin e Riza Rrapajt që humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me dy automjete të tjera që po lëviznin në drejtim të kundërt me të.

Nga përplasja e fortë viktimë mbeti vetë Rrapaj dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident.

Bilanci i aksidentit

Të vdekur
Riza Rrapa 42 vjeç
Lavdosh Begaj  62 vjeç
Lefteri Begaj 57 vjeç, gruaja e Lavdoshit
Afërdita Begaj rreth 90 vjeç e ëma e Lavdoshit

Të plagosur
Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Meta, 61 vjeç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit