-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga Korçë-Ersekë e shembur për herë të dytë/ Meta: Vjedhja e miliona eurove nga Rama doli sheshit

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta inspektoi nga afër ditën e sotme rrugën Korçë-Ersekë, aks i cili brenda këtij muaj ka pësuar dy shembje ndërsa ishte premtuar inagurimi i saj në vitin 2023.

Meta u shpreh se kushdo që ka kaluar në këtë rrugë e di që nuk ka standard dhe siguri teksa shtoi se kjo duhet të hetohet pasi rrugët sipas tij janë një ndër mjetet e kryeministrit Edi Rama për të justifikuar vjedhjen e qindra miliona eurove.

“Në të ashtuquajturën rrugën e re Korçë Ersekë ku para dy ditësh ka ndodhur dhe shembja e dytë, duke treguar dhe një herë tjetër që nuk ishte rastësi shembja e disa javëve më parë.

Kushdo që ka kaluar në këtë rrugë e ka kuptuar e cila nuk ka asnjë lidhje me standardet e një rruge të re dhe të sigurt. Kushdo e kupton se është një rrugë e cila mbart rreziqe për qytetarët.

Sepse rrugët janë një ndër mjetet e Edi Ramës për të justifikuar vjedhjen e qindra miliona eurove. Është e domosdoshme që të inspektohen të gjitha rrugët e ashtuquajtura të reja.

Ku është bërë përpjekja për të mbuluar këto aksidente për shkak të mungesës së cilësisë për shkak të mungesës së punimeve nga firma prej pagesave që janë bërë për punime që nuk janë bërë.

Të cilat duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave që rinia të mos largohet. Për fat të keq korrupsioni ka qenë dhe mbetet i vetmi prioriteti i kësaj qeverie. Këto janë rrugë që nuk mbarojnë kurrë së ndërtuari dhe çdo ditë gllabërisin miliona euro nga taksat e qytetarëve.

E kemi paralajmëruar rrëzimin e rrugës në Ersekë para se kjo të ndodhte” deklaroi Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit