-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump në Sazan, Braçe: Nuk duhet të imitojmë Santorinin e Mikonos

Kryesoret

Vijojnë reagimet për projektin e dhëndrit të Donald Trump në Sazan. Deputeti socialist Erjon Braçe mbështet investimin e Jared Kushner për të ndërtuar resorte luksoze në ishullin e Sazanit.

Për deputetin një investim i tillë 500 – 600 – 1 miliardë $ investime direkte do të vlejnë për ekonominë e vendit. Brandi ndërkombëtar i turizmit luksoz e superluksoz Aman Resort që prej 35 vitesh ndërton në të gjithë botën, sipas tij do të bëjë që Shqipëria të kthehet në një vend me turizëm gjithëvjetor.

“Jared Kushner nuk është lajm, interes si “dhëndri i Donald Trump”! Aaaa po vlera e investimit dhe brandi ndërkombëtar i turizmit që do të sjellë në Shqipëri, patjetër që kane interes. 500, 600, 1 miliard $ investime te huaja direkte, doemos qe vlejne per ekonomine e ketij vendi; Aman resort, brandi nderkombetar i turizmit luksoz e superluksoz qe kerkon te sjelle ne strukture ne këtë vend, prej 35 vitesh është në të gjithë botën, se fundi edhe duke eksperimentuar me çmime me të lira se ato të luksit.

Thene kete, kam dy gjera;

E para, në ishullin e Sazanit që ne duam të zhvillojmë, nuk do na vlejë të imitojmë Santorinin, Mikonos-në Jug, Kaprin, Sardenjen-në perendim;

Ato janë, nuk i konkurojme dot më të ngjashmit e tyre, posaçërisht kur modeli i tyre është stërlodhur. Ne na duhet në Sazan nje gje e jona, autoktone, ekologjike, natyrore dhe si e tillë ekskluzive.

E dyta, modeli i turizmit qe kemi zhvilluar deri tani-nderto për të shitur, e ka ezauruar veten shëmtuar në Palase, Dhërmi, Hamallaj, Lalez dhe në njolla të tjera të bregdetit; nuk vlen më, s’ka më territor për këtë model e këta që e ushtrojne.

Na duhet një turizëm gjithvjetor e struktura që mirëpresin njerëzit në çdo muaj të vitit, shkruan Braçe në postimin e tij në instagram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit