-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita del në bazë, Gjekmarkaj-Noka: Derë më derë për të larguar Ramën

Kryesoret

N/kryetari i grupit të “Rithemelimit” Agron Gjekmarkaj nga Mati deklaroi sot se demokratët janë përballë një regjimi në një betejë pa kthim dhe pa kompromis. U shpreh i bindur për fitoren e zgjedhjeve vitin tjetër.

PD është vënë në lëvizje, është vënë në ecje dhe do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi i saj ka ngjallur shpresë dhe energji. Ne jemi përballë një regjimi dhe jemi në një betejë pa kthim dhe pa kompromis. Në çdo vend ku një qeveri është e korruptuar, punon kundër popullit të vet ikën qeveria dhe nuk ikën populli.

Kjo qeveri po tenton të dëbojë qytetarët për të mos i lënë në Shqipëri që të mbretërojë vetë. Ne kemi mundësi ta ndalim këtë. Ne besojmë që duke u bashkuar qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë duke folur me njerëz, mendojmë se Rama mundet Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne jemi një shoqëri jo frikacake, e kemi treguar kur kemi rrëzuar komunizmin”, tha Gjekmarkaj.

Për Flamur Nokën nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores. “Është shumë e trishtë, në cdo fshat nuk ka më rini, por pleq dhe plaka. Në cdo dyqan lista ushqimesh. Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës. Lokale bosh, dyqane bosh” tha ai.

Bardhi shpall fitoren e zgjedhjeve nga Mati: Mjaft fjalime, tani pushtet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit