-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Provat e reja/ Berberi tërhoqi lekë 150 herë nga llogaria bankare

Kryesoret

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi rezulton se nga llogaria bankare e shoqërisë “DAAM” shpk ka aksesuar 150 herë.

Këtë fakt, Prokuroria e Posaçme e ka siguruar nga një shkresë e mbërritur nga një bankë e nivelit të dytë, ku në të shkruhet se këtë akses e ka pasur shtetasi Evis Berberi.

SPAK thotë se nëpërmjet një adrese IP 31.206.251.38, në datën 11, 14 dhe 15 gusht 2023, kjo llogari bankare e “DAAM” shpk është aksesuar edhe në shtetin turk.

Më datën 7 gusht 2023, Evis Berberi ka dalë nga Shqipëria me çarter dhe po me çharter ka hyrë në vendin tonë me datën 16 gusht të vitit 2023.

Sipas verfikimeve rezulton se nga data 11 gusht e deri më 15 gusht 2023, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Denis Rama që kanë pasur të drejtë të kryejnë veprime tek llogaria “DAAM” shpk kanë qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nisur nga këtë rrethana, dyshohet se Evis Berberi me datën 11 gusht 2023 ka aksesuar në llogarinë bankare të shoqërisë “DAAM” shpk.

Por jo vetëm kaq, Berberi dyshohet se në shtetin turk ka aksesuar edhe 1 herë tjetër me datën 14 gusht dhe dy herë me datën 15 gusht 2023. Syri.net

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit