Ditë më parë
Ambasadori Hill në Beograd deklaroj se Serbia mund të hyjë në NATO para Kosovës. Ajo që duhet kuptuar është se Ambasadori Hill është i dërgzar i Shtëpisë së Bardhë, gjegjësisht i Departamentit të Shtetit të SHBA në Serbi dhe pa dyshim se reflekton politikën e shtetit të tij ndaj vendit pritës.
Mendoj se deklarata e tij mund të lexohet nga disa këndvështrime:
– Fillimisht ky është një mesazh i ambasadori të SHBA-së i cili e shpreh qëndrimin shtetërorë që vendin pritës ta fus nën ombrellën e NATOs ku SHBA ka rol të rëndësishëm. Ky është tundimi i vendeve prrëndimore që një herë e mirë ta pacofikoi këtë rajon të Evropës dhe në aspektin e sigurisë të heq rrezikun permanent nga ndonjë ndërhyrje e gjeopolitikave jo-perëndimore.
– Është mesazh që i dërgohet njërit prej partnerëve më të rëndësishëm të Serbisë, pra bëhet fjalë për Rusinë e cila është e interesuar të ruaj një vend proksi në këtë rajon, në mënyrë që Doltrina “Ruski Mir”/Paqeja Ruse të gjej zbatim;
– Dhe përfundimisht Ambasadori Hill degazhon mesazhin nga Beogradi qeverisë së Kosovës, e cila ka acaruar marrëdhëniet me SHBA dhe se ky vend në mes tjerash edhe me meritën e qeverisë Kurti nuk është partner në anën e Kosovës, por tashmë ka rol neutral.
E si mund të jetë Serbia më e avansuar se Kosova në proces të anëtarësimit në NATO?
- Fillimisht duhet të jetë e qartë se Serbia është anëtare e OKB-së dhe si e tillë nuk është e sfiduar me mosnjohje nga vendet anëtare të NATOs, derisa në anën tjetër Kosova është e sfiduar nga katër vendet mianjohëse, anëtare të NATOs.
- Kapacitetet ushtarake dhe relacioni me NATO ofron mundësi reale të rrugëtimit të Serbisë drejt anëtarësimit në NATO, jasht kornizës strategjike të ruajtjes së “neutralitetit” ushtarak.
- Ushtria e Serbisë është angazhuar në Partneritet për Paqe në vitin 2006 në Samitin e Rigës. Përderisa ky program është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO, nuk është e sigurtë nëse Serbia e percepton atë si sinjal të një synimi për t’u bashkuar me aleancën.
- Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka marrë sinjalin e qartë për programin që synon krijimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s Kosovës. Pra Kosova ende nuk është në Partneritet për Paqe me NATO. Andaj deklarata e Ambasadorit Hill duhet kuptuar nga ky prizm apo nga kjo analizë e shkurtër, pa përmendur këtu ndërprerjen e pjesëmarrjes së FSK-së në Defender 2023, për shkak të sjelljeve të papjekura të Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij.