-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF njoftim zyrtar për Shqipëri-Kili, ja ku mund t’i gjeni biletat

Kryesoret

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë se biletat për ndeshjen Shqipëri-Kili do të shiten edhe në pikën fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” në Parma.

Përveçse online, biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme në ora 15:00 deri në 18:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Ennio Tardini”. Ndërsa nesër që është edhe dita e ndeshjes, pika e biletarisë fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” do të jetë e hapur nga ora 15:00 deri në 20:30.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin Shqipërinë në ndeshjen miqësore ndaj Kilit, që do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në ora 20:45, kanë mundësinë të blenë biletat e tyre në dy mënyra; fizikisht pranë biletarisë në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” dhe online në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit