Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku në rend të ditës është ngritja e dy komisioneve hetimore, të kërkuara nga ana e opozitës
Kuvendi do të diskutojë projektvendimin për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi si dhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.
Sa i përket emrave që do të jenë pjesë e këtyre hetimeve, për komisionin TIMS kryetar është deputeti demokrat Ervin Salianji, ndërsa Toni Gogu nga PS do të jetë Nënkryetar.
Ndërkohë që për komisionin për koncesionet në Shëndetësi, kryetare është deputetja demokrate Albana Vokshi dhe nënkryetar do të jetë socialisti Plarent Ndreca.
Komisioni hetimor për ndërhyrjet në TIMS:
Ervin Salianji nga PD – Kryetar
Toni Gogu nga PS – Nënkryetar
Anëtarë
Ramadan Lika
Lefter Gështenja
Lindita Metalija
Elda Hoti
Luan Baçi
Asllan Dogjani
Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi:
Albana Vokshi nga PD – Kryetare
Plarent Ndreca nga PS – Nënkryetar
Anëtarë
Zheni Gjergji
Ina Zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Petrit Vasili
Xhelal Mziu
Zvevensesues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi