-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina vazhdon të jetë kërcënimi kryesor për SHBA-në

Kryesoret

Zyrtarët e lartë amerikanë e konsiderojnë luftën e Rusisë në Ukrainë një rrezik kombëtar për vetë Shtetet e Bashkuara, megjithatë ata vlerësojnë se ky rrezik mbetet pas Kinës kur bëhet fjalë për kërcënimet afatgjata ndaj sigurisë së Amerikës.

Paralajmërimi vjen nga Ely Ratner, ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes për çështjet e sigurisë së Indo-Paqësorit, si pjesë e dëshmisë së tij në një seancë që mbahet të mërkurën në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për sfidat e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Republika Popullore e Kinës vazhdon të paraqesë sfidën më gjithëpërfshirëse dhe serioze për sigurinë tonë kombëtare”, do t’u thotë zoti Ratner ligjvënësve, sipas një kopjeje të komenteve të tij të siguruar nga Zëri i Amerikës.

Kjo nuk është hera e parë që zoti Ratner flet për kërcënimin në rritje nga Pekini.

Në tetor ai foli për ushtrinë e Kinës lidhur me atë që ai e përshkroi si një “rritje të mprehtë” të sjelljes së rrezikshme në detet e Kinës Lindore dhe Jugore.

Në raportin vjetor të Pentagonit për Fuqinë Ushtarake të Kinës thuhet se arsenali bërthamor i Kinës është rritur më shpejt se sa pritej, ndërsa Pekini po ndërton infrastrukturën e nevojshme për një zgjerim të mëtejshëm të forcave të tij bërthamore.

Kina i është përgjigjur akuzave të tilla duke akuzuar SHBA-në se po e ekzagjeron kërcënimin.

Të martën, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin lëshoi një paralajmërim të tijin, duke theksuar kërcënimin nga agresioni i Rusisë në Ukrainë./VOA

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit