-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italianët dhe polakët erdhën edhe në dimër

Kryesoret

Italianët dhe polakët kanë vijuar të kenë interes për Shqipërinë edhe gjatë muajve të dimrit. Të dhënat zyrtare të statistikave të turizmit, që ndalen te shtetet nga kanë ardhur vizitorët në muajin janar, tregojnë se numri i turistëve italianë është rritur me të paktën 50% në janar 2024 krahasuar me janar 2023 ndërkohë që numri i turistëve polakë ka shënuar rritje me të paktën katër herë.

Këta të fundit prej vitesh janë grupi më i konsoliduar i turizmit të organizuar që zhvillohet në vend kryesisht në Golem, Durrës gjatë muajve të verës duket se po e shohin Shqipërinë si një destinacion interesant edhe në dimrit.

Në total, shifra zyrtare e atyre që cilësohen si turistë sipas publikimit të Ministrisë së Turizmit dhe mjedisit është 469 mijë. “Referuar qëllimit që deklarojnë shtetasit e huaj, që vizitojnë Shqipërinë, rezulton se gjatë muajit të parë të vitit kanë hyrë 469,543 “turistë”, që janë vizitorët që shpenzojnë më shumë se një natë brenda territorit Shqiptar. Siç vihet re kemi një ulje për vizitorët që vijnë për qëllime shëndetësore dhe fetare” nënvizon publikimi.

Ajo që bie në sy nga shifrat është rritja e numrit të turistëve edhe nga vendet fqinje kryesisht ai që njihet si turizëm patriotik. Konkretisht nga Kosova në janar 2024 kanë hyrë rreth 216 mijë shtetas me një rritje prej rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit