Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku për pasojë ka vdekur një 20-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Mirdita” ku drejtuesi i mjetit “Golf” ka përplasur 20-vjeçarin.
Adoleshenti nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit.
“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.