-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet numri i viktimave nga masakra në Moskë, katër autorët në arrati

Kryesoret

Ka shkuar në 80 numri i personave të vrarë në sulmin terrorist ditën e djeshme në Moskë. Disa persona të armatosur hapën zjarr në një sallë koncertesh në periferi të qytetit.

Autoritetet shëndetësore thonë se mbi 142 është numri i të plagosurve, prej tyre rreth 60 në gjendje kritike

Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes, 22 mars.

Agjencitë botërore të lajmeve, mes tyre Reuters dhe BBC informuan se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.

Katër terroristët që shkaktuan masakrën që la të paktën 80 të vdekur dhe 142 të plagosur në sallën e qytetit Crocus thuhet se kanë ikur me një Renault të bardhë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, e cila ka publikuar edhe foton ku shihet një simbol i bardhë Renault me xhamat e pasmë të lyer.

Sipas mediave ruse, automjeti specifik është parë përmes një videoje të regjistruar nga një kamera makine duke kaluar jashtë ambienteve të koncerteve ku duket se burrat po dilnin duke mbajtur armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit