Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s ka shprehur mirënjohjen ndaj liderëve botëror.
Në një postim në rrjetin social “X” Kurti thekson se ajo ndërhyrje ndaloi ngjarje të tmerrshme të gjenocidit.
“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, shkruan Albin Kurti.