-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Jorog Goros/ Reagon Vangjel Dule: Teatër i Edi Ramës

Kryesoret

Në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, ka reaguar dhe kreu i PDBNJ-së Vangjel Dule. Ai e cilësoi si një skenar të Ramës këtë arrestim ku theksoi se kjo ishte një “lëvizje marionetash në skenën e teatrit.

“Janë lëvizjet e kryeministrit Rama, lëvizje të cilat nuk mund të sugjestionojnë askënd sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që janë lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që përpiqet të ngrejë Edi Rama në Himarë. Thelbi i çështjes është një dhe i vetëm në Republikën e Shqipërisë do respektohet kushtetuta, ligji, konventat evropiane në të cilat vendi është palë a do vihen pjesë e respektimit të përditshëm të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi?

Është një njollë e pashlyeshme për vendin shtetin e së drejtës, atë shtet që mund të pretendojmë se kemi dhe për demokracinë, mbajtja e zotit Bejleri prej 11 muajsh i paraburgosur pa asnjë fakt, argument dhe provë. Për rrjedhojë çështja është shumë e thjeshtë duhet që sa më parë Beleri të kryeje betimin sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë, të marrë përsipër detyrën dhe në të njëjtën kojë Himara ka nevojë për një transparencë të gjithanshme në ligje me çështjen e pronave dhe kryesisht me ata që kanë përfituar nga ligji i investimeve strategjike.

Mbi çdo dhe në çdo çështje që është denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij që ka dhënë të gjitha këto të drejta abuzive për rrjedhojë kjo transparencë duhet ti shkojë të gjitha çështjeve deri në fund” deklaroi Dule.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit