-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elia Zaharia tregon detajet e gjyqit me Princ Lekën

Kryesoret

Elia Zaharia është prononcuar me anë të një letre rreth procesit gjyqësor me princ Lekën.

Elia ka sqaruar çfarë po ndodh aktualisht duke theksuar se seanca për urdhër-mbrotje të ndërsjellët është shtyrë. Ajo bëri thirrje për të respektuar privatësinë në këtë kohë të vështirë dhe të shmangen deformimet që po bëhen në media dhe në panele mediatike ku njerëz hiqen si miq të saj dhe Lekës.

“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjeko-ligjor. Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedurë! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër-mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi. Ua shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanë që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë”, ka përfunduar letra e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit