-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ficon e ‘dogji’ zjarri/ PD: Nuk mbulohet skandali i Urgjencës me masa gjysmake

Kryesoret

Deputetja demokrate, Zheni Gjergji reagoi pas shkarkimit të Albana Ficos si drejtuese e QSUT. Fico u shkarkua pas skandalit të zjarrit në Urgjencën e QSUT. Por Gjergji thotë se nuk mund të mbulohet ky skandal me masa gjysmake.

Nuk mbulohet skandali i Urgjencës me masa gjysmake. Prej ditës së parë kur Urgjenca e QSUT u përshi nga flakët ku u bë shkrumb një investim prej 17 milionë eurosh i taksapaguesve shqiptarë, kemi ngritur zërin e kemi kërkuar hetim, transparencë e përgjegjësi para ligjit.

Pas disa javësh heshtje dhe errësirë, qeveria vendosi të largojë drejtuesen e QSUT. Këto janë masa gjysmake për shfaqje. Qeveria duhet të tregojë çfarë ndodhi, pse ndodhi, si nuk u menaxhua si duhet ajo situatë? Qeveria është përgjegjëse për paratë e çuara dëm, e sidomos për koston që kjo ka sjellë tek shëndeti i qytetarëve duke qënë se Urgjenca nuk funksionon prej muajsh tanimë.

Ky rast flagrant papërgjegjshmërie tregon raportin e vërtetë që rilindja ka me shëndetësinë, ku aferat e skandalet synon t’i zbehë me show e propagandë. Opozita do ta kërkojë deri në fund të vërtetën për Urgjencën e çdo abuzim që është bërë në këtë sektor jetik” shkruan Gjergji.

Alma Cami, drejtuesja e re e QSUT-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit