-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lehtësimi i masave për Berishën, avokati: Rama ka stisur çështjen, do t’i kundërvihemi

Kryesoret

Avokati i zotit Berisha Genc Gjokutaj ka folur për mediat ditën e sotme pasi sot kërkoi në GJKKO lejimin e ish-kryeministrit për të shkuar në seanca plenare.

Ai u shpreh se vendimi merret sot në orën 15:30.

“Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute, prokuroria dhe SPAK konceptojnë që zoti Berisha të trajtohet me ligjin e të dënuarve dhe të paraburgosurve,” tha Gjokutaj.

Avokati deklaroi sërish se qëllimi i gjykatës është që të digjet mandati i liderit opozitar.

Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:00″, tha Gjokutaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit