Ky është Egzon Haziri 30 vjeç që ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronin De Rada”.
Si pasojë e një konflikti mes disa personave, 30-vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre një kalimtare e rastit kanë mbetur të plagosur.
Autorët e dyshuar janë vëllezërit Naim Berisha 39 vjeç dhe Ahmet Berisha 29 vjeç.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha dhe grupit të viktimës.