Prokurori i SPAK-ut, Kreshnik Ajazi ka folur për mediat britanike lidhur me përplasjen e bandave në Shqipëri duke larë hesapet e konflikteve të prishura në ishull.
Prokurori ka rrëfyer se shumë nga sulmet me të cilat ai merret, vijnë si pasojë e përplasjeve të përgjakshme që nisin në Britani.
“Këto mosmarrëveshje mes bandave janë krijuar në Angli, por hakmarrja ndodh në vendin tonë. Kur u bëra prokuror, qëllimi im ishte të sfidoja ato banda, gjë që ne e kemi bërë.
Kjo do të thotë që unë tani shoqërohem në çdo minutë të jetës sime nga një eskortë speciale nga policia e shtetit, e cila ju tregon se në çfarë lloj rreziku jam. Por ia ka vlejtur” shprehet Ajazi.
“The Sun” shkruan se policia po i godet anëtarët e grupeve kriminale dhe trafikantët aty ku u dhemb më shumë, tek xhepat e tyre. Një zëdhënës i Agjencisë Shqiptare të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tha se
“Ne do të dërgojmë një mesazh se ajo që është fituar nga aktivitetet kriminale në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë do të konfiskohet”.