-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme: Më kërcënuan burrin

Kryesoret

Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Saide Dollani u shpreh se është kërcënuar bashkë me familjen nga eksponentë të krimit të organizuar gjatë punës së saj si gjyqtare. Videoja e rrëfimit të saj është publikuar nga Ambasada e SHBA në kuadër të muajit të historisë së gruas në mars.

“Burri im ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Ato i krijuan shumë shqetësim, por ai kurrë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ti e ke marrë përgjegjësinë e gjyqtarit, bëje detyrën sa më mirë. Nuk po e bën vetëm për fëmijët e tu, po e bën për fëmijët e të gjithëve.

Sot, i them çdo vajze dhe gruaje që secila prej jush shkruan historinë e saj të karrierës, ndaj përqafoni cilësitë tuaja më të mira dhe mos e nënvlerësoni kurrë potencialin që keni për ta bërë botën më të mirë. Qëndroni të fortë dhe vazhdoni të kapërceni të gjitha pengesat që hasni në karrierën tuaj. Ju jeni pasuria më e vlefshme e vendit tuaj, ndaj kontributi juaj është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive.

Nënës sime, i them faleminderit dhe mirënjohëse së pafund që e bëri kaq mirë detyrën e saj, duke më dhënë të gjithë forcën dhe dritën e duhur për të parë qartë se ligji është i barabartë për të gjithë”, thotë gjyqtarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit