-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anis Mehmeti, talenti ‘i harruar’ që vazhdon të shkëlqejë në Angli

Kryesoret

Ndër shumë legjionarë që shpesh herë tërheqin vëmendjen në arenën europiane të futbollit, emri i Anis Mehmetit është ai më pakë i përmenduri.

Mesfushori sulmues i cili luan si titullar fiks me Bristol Cityn, rezultoi vendimtarë për të tijët duke shënuar golin e fitores ndaj Leicester-it, që janë dhe kryesuesit e Championshipit në Angli.

Një fitore minimale që mban pikërisht firmën e lojtarit shqiptar. Shikoni GOLIN

Mehmeti siç u përmend më lart është një titullar fiks tek Bristol City, shifrat e tij nuk janë ato të një golashënuesi, kjo dhe nga fakti se këtë sezon ka shënuar vetëm 3 gola. Megjithatë po të merret parasysh roli i tij si anësor në skuadër kuptohet se prej tij nuk pritet goli.

23-vjeçari jo pakë herë është vlerësuar nga mediat britanike, kryesisht nga ato të klubit ku luan.

Një mesfushor krahu i cili luan mirë me topin dhe arrin të ngrejë fazën sulmuese të skuadrës në rolin e një fantazisti.

E megjithatë Mehmeti nuk ka qenë kurrë i përmendur në nivelin mediatik shqiptar, një lojtar ‘i harruar’ nga media por dhe nga Kombëtarja shqiptare.

Ku shpesh herë shumë grumbullime kanë dështuar, Mehmeti, një lojtar tashmë me eksperiencë në Angli prej kohësh nuk është më një alternativë për fanellën kuqezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit