Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi së bashku me disa deputetë i janë drejtuar kryetares së Kuvendit, me kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm.
Një komision për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.