Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në rrugën Lushnjë-Fier.
Një makinë e tipit ‘Benz’ ka çarë dy barrierat dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ekspertët pritet të kryejnë procedurat për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka frenuar duke marrë para dy barrierat e hekurta.