-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Rusia vazhdon të përhapë teori konspiracioni për Ukrainën si terroriste

Kryesoret

Pavarësisht nisjes së një fushate masive dezinformimi, Rusia dështoi të fajësojë Ukrainën dhe Perëndimin për sulmin terrorist të 22 marsit në rajonin e Moskës. Edhe pasi grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin dhe publikoi video si provë për këtë, Rusia vazhdon të gënjejë.

Menjëherë pas sulmit terrorist në periferi të Moskës, që shkaktoi vdekjen e të paktën 139 persona dhe plagosjen e 182 të tjerëve, Rusia nisi një fushatë të madhe dezinformuese për të cilësuar Ukrainën dhe Perëndimin si organizatorë të sulmit.

Presidenti rus Vladimir Putin, krerët e inteligjencës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, mediat shtetërore të lajmeve dhe një ushtri e tërë përdoruesish të internetit që përhapin shpifje në përkrahje të Kremlinit, janë përfshirë në shpërndarjen e kësaj teorie konspirative.

Rusia nuk i kushtoi vëmendje grupit terrorist të Shtetit Islamik (IS) që mori përgjegjësinë për sulmin dhe madje paraqiti prova për këtë duke publikuar video që dyshohet se janë filmuar gjatë sulmit dhe tregojnë pamje të filmuara nga afër të autorëve që qëllojnë mbi njerëzit.

Kremlini e intensifikoi propagandën e tij vetëm pasi Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Aleati më i afërt i zotit Putin, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, e nisi fushatën në mbrëmjen e sulmit, duke bërë thirrje për vrasjen e zyrtarëve ukrainas:

“Nëse vërtetohet se këta janë terroristë të regjimit të Kievit”, shkroi zoti Medvedev në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve, Telegram “të gjithë ata duhet të gjenden dhe të eliminohen pa mëshirë si terroristë duke përfshirë zyrtarët e shtetit që kreu një mizori të tillë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit