-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Drejtori i arrestuar i Bashkisë mori status special për hotel me 5 yje në Durrës

Kryesoret

Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi mes vendimeve të tjera të qeverisë edhe dhënien e statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës në favor të kompanisë “Mediterranean Investment Group”.

Kumbaro e prezantoi këtë si një investim 15 milionë eurosh, që ishte sipas saj “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”.

Kompania që përfitoi heqjen e taksave përmes statusit special ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

“Mediterranean Investment Group” u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024.

Në kohën kur kompania me aksioner babanë e tij mori statusin e veçantë të “Investitorit në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, Molla ishte administrator i , një ndërmarrje me aksionere 100 për qind Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi deri në vitin 2023.  Më herët ai ka qenë për 5 vjet drejtues i Ujësjell Kanalizime Tiranë nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Lexoni shkrimin e plotë: BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit