Një fitore në frymën e fundit ishte ajo e Lazios përballë Juventusit mbrëmjen e sotme.
Në një sfidë ku emocionet munguan gjatë 90-minutave, gjithçka u vendos nga një gol i Maurisiç në sekondat e fundit të shtesës.
Një kros i butë në zonë gjeti malaizezin i cili triumfoj në duelin në ajër dhe me kokë kaloj topin pas shpinës së portierit.
Tre pikë të arta për lazialët mbi të gjitha për Igor Tudor i cili debuton kështu në pankinën ‘biancoceleste’.
Me dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit, Juventus mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, pesë më shumë se Bologna e vendit të katërt.