Milani vazhdoi serinë e fitoreve prej katër ndeshjes duke triumfuar dhe në Firence mbrëmjen e sotme.
Një sfidë e cila mes shumë emocioneve u vulos në shifrat 1-2 në favor të kuqezinjëve, ku gjithçka u vulos në 6 minuta.
Pjesa e parë la thatë të dyja skuadrat por e dyta rezultoi komplet e kundërta.
Një asist me finte i Leaos u shfrytëzua në maksimun nga Loftus-Cheek, i cili realizoi në favor të kuqezinjve në të 48-tën.
Vetëm dy minuta më pas, e majta e Alfred Duncan kaloi pas shpinës së Maignan, duke “ndezur” festën violë në “Artemio Franchi”. Në të 54-tën, portugezi Leao mori një top të bukur, sulmuesi pasi kaloi portierin, e pati një lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”.
Milani me këtë fitore kalon në vendin e dytë të Serie A, duke lënë pas Juventusin.