-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drafti i ri/ Yzeiraj: Mos sulmoni policinë, ‘çelësi’ ku duhet të bëhet kthesa (Intervista)

Kryesoret

Prej disa ditësh është hedhur për konsultim drafti i ri për ndryshimet në policinë e shtetit që prek disa aspekte. Por çfarë zgjidh dhe jo ligji i ri që po përgatitet për policinë e shtetit? “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë në “Skype” me një njohës shumë të mirë të strukturës, ish-drejtuesin Bajram Yzeiraj. Diagnostikimi. Këtu e vendosi theksin zoti Yzeiraj dhe më pas mbi bazën e këtij studimi kërkoi që të diskutohet për të bërë përmirësimet.

Ndërmarrja e ndryshimeve në policinë e shtetit është një gjë e mirë dhe pozitive. Sepse me kalim e kohës, dalin rrethana që duhet përshtatur organizata, gjithmonë duhet të jetë në ndryshim, në përsosje që të ketë rendimet sa më të suksesshëm. Duhet përshëndetur nisma e marrë për të bërë ndryshime.

Por problemi shtrohet se mbi çfarë baze bëhen? Bëhen të pjesshme si rezultat i zhvillimit të brendshëm apo një përmbysje, reformë e thellë? Themelet e policisë, modeli, parimet dhe një sërë problemesh të tjera janë hedhur prej vitesh që nga 1999 kur policia u de-militarizua dhe nuk ka vend të shtruar pikëpyetjet për ta ndërtuar policinë sipas modelit perëndimor.

Ajo është ndërtuar, ka parime dhe formatim. Nëse bëhen ndryshime duhet të jenë të pjesshme pa prishur bazat dhe themelet. Me draftin bëhen disa rregullime por bëhen edhe ndryshime për të mos thënë prishje dhe prishja nuk është gjë e mirë.

Varet shumë nga këndvështrimi dhe si e kanë analizuar dhe çfarë gjetje kanë organet drejtuese. Është bërë diagnostikimi mbi baza studimore? Atëherë duhet bërë i njohur për opinionin. Policia është organizatë e hapur. Është e të gjithëve. Duhet të angazhohen bota akademike, shoqëria civile, institucionet e tjera” tha ai.

Tre janë aspektet ku e vendosi më shumë rëndësinë Bajram Yzeiraj; menaxhimi, burimet njerëzore dhe përkushtimi. “Ndryshimet e policisë janë të mëdha, pavarësisht nga ngjarje të veçanta që mund të ndodhin, që prekin sigurinë dhe cenojnë opinionin publik.

Në përgjithësi policia ka ndryshime cilësore, në kontrollin e territorit, parandalimin e paligjshmërisë masive që ishte para disa viteve, që njerëzit çfarë të donin. Është ulur shumë numri i vrasjeve dhe krimeve të tjera. Por nuk ka mundur që të ndikojë te ulja e dhunës në familje, apo tek aksidentet rrugore, apo kultivimi i kanabisit, apo një sërë problemesh të tjera.

Por është në rrugë të mbarë. Por problemi shtrohet, nga se vuan kjo organizatë? Këtu përgjigjet ndahen. Organet vendimmarrëse vazhdojnë të thonë se problemi qëndron tek ligji. Në gjykimin tim defektet nuk qëndrojnë tek ndryshimet organizative, ligjore, ka nevojë për ndonjë përmirësim.

Më shumë difekton menaxhimi dhe drejtimi. Duhet vënë dorë dhe duhen zgjedhur resurse njerëzore cilësore, brenda dhe jashtë policisë për të futur një kulturë tjetër menaxhuese. Jepi burimet, përmirësoi organizimin dhe menaxhimin. Duhet konsekuencë dhe përkushtim”.

Kërkoi nga politika që të mos sulmojë policinë e shtetit. Nuk mundet, sipas tij që të bëhet politikë me krimin. “Këto probleme të inkriminimit të një pjese të policisë, të pakët por që ndikon shumë, janë të hershme sepse është zvarritur pastrimi. 

Politika duhet ta ketë të qartë, ka një zigzage në qëndrimin për pastrimin e policisë. Zvarritja krijon pasiguri. Kjo politikë ka sjellë pasiguri. Dinë shumë por nuk raportojnë se u mungon besimi. Çelësi është besimi, siguria që ata brenda gjirit të vet të punojnë si ekip i përbashkët dhe ta luftojnë të keqen; krimin.

Edhe pse ka policia të inkriminuar në radhët e veta që shesin detyrën, ligjin dhe bashkohen me krimin, organizata e policisë është më e përkushtuara dhe rezultativja në të gjithë mekanizimin shtetëror.

Ata politikanë që mundohen të bëjnë politikë dhe të fitojnë vota duke u marrë individët në polici apo ngjarje kriminale bëjnë gjënë më të keqe. Nuk kanë forcë morale, vetë janë të inkriminuar, vetë sajojnë problemet dhe pastaj fërkojnë duart dhe i bëjnë gjyqin policinë.

Nuk mund të bëhet politikë me krimin dhe individë të veçantë. Politikanët që mundohen që nga ngjarjet ta përgjithësojnë dhe të bëjnë me përgjegjësi të gjithë organizatën e kanë gabim. Organizata në përgjithësi është në pozita të shëndosha.

Nuk mund të hedhim poshtë punën e policisë. Merrni krizat që ka kaluar vendi dhe shikoni kush ka kontribuar më shumë, nga 1997, epidemitë, fatkeqësitë natyrore, luftën me bandat. Mbi 250 dëshmorë, se janë 440 e ca të rënë, por po them dëshmorë. Mos i dëgjoni këta politikanë që flasin poshtë e përpjetë, politika nuk bëhet me të keqen”.

Ish-drejtuesi i lartë kërkoi që të bëhet një kthesë në raport me prokurorinë. “Raporti me prokurorinë ka probleme. Varet nga këndvështrimi. Ka probleme brenda policisë gjyqësore që duhet ndryshuar. Për 2023 policia raporton se ka zbuluar 92% apo 94% krimet e ndodhura.

Asnjë vend të botës nuk arrin mbi 90%. Këtu duhet të bëhet kthesa në policinë gjyqësore dhe policinë kriminale që të vendosen oficerët në pozita pune dhe t’u matet zbulimi i krimeve.

Shumë dosje janë të pezulluara prej 33 vitesh, 36% e dosjeve që policia i raporton të zbuluara prokuroria i pezullon për të gjetur autorin. Prandaj shumë krime të vjetra janë të pa zbuluara pasi kërkohet këndvështrim dhe organizim tjetër si nga policia dhe prokuroria” tha ai.

Foli edhe për zhdukjet e shumta që thuajse janë kthyer në fenomen, në Vlorë dhe jo vetëm me në krye biznesmenin Ervis Martinaj. Kërkoi ngritjen e strukturave të veçanta në drejtori të caktuara.

Në ditët e para policia dhe prokuroria punojnë me përkushtim pastaj e zbeh problemin dhe ndjek dinamikën e ngjarjeve të tjera. Nuk duhet që për këto ngjarje, ai grup që caktohet duhet të vazhdojë dhe të mos shkëputet, mund të shkojë edhe një vit edhe më shumë dhe nuk duhet kërkuar asnjë problem tjetër.

Materialet operative duhet të diskutohen me prokurorin. Të mos fshihen, të mos punojnë në vete policia dhe në vete prokuroria, por bashkë. Dhe e treta të këmbehen mirë, gërshetohen mirë veprimet operative me ato procedurale.

Edhe nëse dështon policia në një përgjim, të mos hezitojnë, nuk do të thotë të heqin dorë nga ai version, por ta përsërisin derisa ta përjashtojnë personin e dyshuar, një fakt apo episod që qëndron apo. Ka ndodhur që pas 10-15 herë të teknikës së përgjimit, autori i dyshuar foli. Të mos heqin dorë kollaj vetëm me një verifikim.

Për këto zhdukjet policia duhet të ngrejë strukturë të veçantë. 5 veta i do vetëm Saranda, Vlora për të zhdukurit. Nuk mund të vendosen organikat njëlloj në cdo drejtori policie dhe strukturat qendrore, të matin punën e policisë kriminale në qendër në raport me problemet që ka ndjekur dhe jo me shkresat, problemet administrative” tha ai.

Në fund Yzeiraj vlerësoi punën e policisë për zbardhjen e vrasjes në Durrës, ku fëmijët ekzekutuan të atin. “Në rastin e Durrësit veprimet e policisë janë të shpejtë, profesionale, të matura, të gërshetuara. Do të thotë se rasti i Durrësit duhet përgjithësuar. Motivi mbase kërkon edhe disa veprime të tjera hetimore, por si vrasje është e zbardhur.

Autorët janë, dihen, edhe motivet në përgjithësi dihen. Nëse policia ka informacion të hershëm për konfliktet duhet të mbajë përgjegjësi, nëse jo, nuk ka si të dijë policia cdo grindje brenda familjes dhe komshinjve. Mos kërkojmë cdo gjë ta zgjidhim me polici” përfundoi ai intervistën për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit