-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja ende pa pajtim rreth ndryshimeve të kornizës negociuese për Serbinë

Kryesoret

Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS) kishin dorëzuar propozimin e tyre për ndryshimin e kushteve nga kapitulli 35 i kornizës negociuese në procesin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, në Këshillin e BE-së ende nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve.

Radio Evropa e Lirë mëson se mes vendeve anëtare ende ka dallime në qëndrime dhe Presidenca belge e Bashkimit Evropian është duke bërë përpjekje për tejkalimin e këtyre dallimeve. Sipas të njëjtave burime, propozimi i parë i Komisionit Evropian për këto ndryshime nuk ishte pranuar nga disa shtete. Pastaj, disa vende anëtare kishin bërë propozime të veta dhe për to ishte diskutuar në grupet punese të Këshillit që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me procesin e zgjerimit.

Burimet diplomatike në BE pohojnë se gjatë muajin prill kjo çështje do të diskutohet nga ambasadorët e BE-së në COREPER, që është Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në BE.

Qëllimi i ndryshimit të kësaj kornize është që zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, e arritur në shkurt të vitit 2023, të përfshihet në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit, si kusht specifik për Serbinë.

Edhe ashtu normalizimi i raporteve me Kosovën për Serbinë është i përfshirë në këtë kapitull, por në të kërkohet përparim në procesin e normalizimit. Synohet që tash si kusht të përmendet zbatimi i marrëveshjes./REL

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit