-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amnistia drejt miratimit, kush përjashtohet? Çuçi: Po presim opozitën

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka folur për mediat pas mbledhjes së grupi të mbajtur paraditen e sotme, ku tema e diskutimit ishte Amnistia Penale.

Çuçi për mediat u shpreh se janë në pritje të propozimeve që do ketë opozita dhe se paraprakisht është rënë dakord nga të dyja palët. Ai shtoi gjithashtu se nëse gjithçka do të jetë gati Amnistia Penale do të miratohet që të enjten.

“Presim propozimet apo sugjerimet që do ketë PD në lidhje me amnistinë.

Në dijeninë time kanë lënë një mbledhje grupi për këtë ligj dhe besoj nëse do jenë gati për të hyrë në seancë ne do e miratojmë që të enjten.

Thjesht po presim propozimet e tyre në parim kemi rënë dakort dhe ata janë dakord me gjithë parimet tona që kemi sjellë, thjesht mund të ketë nevojë për disa rregullime të vogla’ deklaroi ai.

Më tej Çuçi shtoi se në rast miratimi të Amnistisë Penale nuk do të ketë asnjë tolerancë për të dënuarit nga GJKKO.

“Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe?

Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota” deklaroi Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit