-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbahet sot seanca për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një kërkesë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar partie. Kërkesë e cila do të shqyrtohet ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:00. Vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, në korrik të vitit të kaluar.

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit