-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mërkuri në prapavijë, ja si ndikon në jetën tënde

Kryesoret

Dashi

Ky Mërkur në prapavijë po ndodh në shenjën tënde, ndaj do të prekesh më fort se çdo shenjë tjetër. Bëj kujdes me fjalët, pasi je i/e rrezikuar të gabosh shumë me mënyrën si do shprehesh. Bëj kujdes edhe me karakterin, mos lejo inatin të të kontrollojë logjikën.

Demi

Ke persona që të kanë inat, të cilën janë duke pritur të dështosh. Mund të jenë miq jo të sinqertë, ose kolegë. Mos u habit nëse është edhe ndonjë nga ish-at e tu. Mos nis debate dhe sherre, shmang agresivitetin dhe nëse përballesh me zënka, trajtoji ato me delikatesë dhe butësi. Kështu mund të arrish të prishësh marrëdhënie, por duke ruajtur një farë respekti apo miqësie.

Binjakët

Miqtë e tu po ta punojnë pas shpine. Këtë Mërkur në prapavijë do të zbulohen sekrete, gënjeshtra, thashetheme që po shpërndahen për ty dhe do arrish t’i dëgjosh të gjitha. Në pak kohë nuk do të dish kujt mund t’i besosh. Nëse je ti një nga personat që po bën të njëjtën gjë për miqtë e tu bëj kujdes sepse do të ekspozohesh. Fokusohu te miqësitë e tua, largo personat negativë dhe gjej zëvendësues për ata që nuk ia vlejnë.

Gaforrja

Të gjithë sytë janë tek ti në këtë moment. Në punë po të ndodhin shumë gjëra, do ketë mungesë komunikimi dhe keqkuptime, sidomos me shefin/en tënd/e. Bëj kujdes sepse edhe një pyetje e pafajshme nga ana jote mund të merret si ofendim ose pakujdesi. Nëse ke projekte në dorë, mos e prezanto rezultatin final derisa prapavija të kalojë. Trego shumë kujdes.

Luani

Nëse po planifikon udhëtime këtë pranverë, trego kujdes për kohën dhe përgatitu për çdo gjë. Kjo prapavijë do të sfidojë ty dhe opinionet e tua. Do të ketë mosmarrëveshje që do të kthehen në sherre dhe debate të forta, ndaj sugjerohet të qëndrosh gjakftohtë. Mos harro se është normale që njerëzit të kenë opinione të ndryshme.

Virgjëresha

Mërkuri në prapavijë do përpiqet të të ndihmojë të sistemosh financat e tua. Nëse nuk i ke mbajtur nën kontroll shpenzimet, faturat e të tjera, mund të kesh probleme. Sugjerohet të nisësh kursimet nga tani e mbrapa, përndryshe e ardhmja jote do jetë shumë problematike. Gjithashtu, nëse ka njerëz që të kanë borxh para, do i marrësh shpejt.

Peshorja

Mërkuri në prapavijë do të aktivizojë marrëdhëniet e tua ndaj pritet të kesh probleme me shoqërinë dhe partnerin/en. Por, do të kesh ndihmë nga yjet për t’i zgjidhur. Sugjerohet të vendosësh fokusin në komunikim të fortë dhe dëgjim aktiv. Jepi kurajo partnerit/es në çdo nismë që do të ndërmarrë. Ka gjasa të rastisësh një nga ish-at së afërmi, ndaj përgatitu.

Akrepi

Nëse nuk ndihesh mirë fizikisht duhet të vizitohesh. Këtë Mërkur në prapavijë fokusi është te shëndeti dhe mirëqenia jote. Simptomat e problemeve mund të vihen shumë në dukje, ndaj bëj kujdes me ushqimin, bëj aktivitet fizik dhe qëndro i/e fortë. Edhe kjo do të kalojë!

Shigjetari

Ti do jesh më rehat se çdo shenjë tjetër në këtë prapavijë. Seksi, qejfi, romanca, do të aktivizohen nga kjo lëvizje planetare. Ka gjasa që do takosh një nga ish-at dhe mund të kesh një zbulim emocionesh të reja me ta. Dhe nuk po flasim për lidhjet e gjata që ke pasur, por për njohjet e shkurtra që nuk janë mbyllur në mënyrë shumë të qartë. Mund të kesh pak probleme në dhomën e gjumit, por shikoje si mundësi për të provuar gjëra të reja.

Bricjapi

Bëj kujdes me çdo pajisje në shtëpi, nga mikrovala deri te lavatriçja, pasi gjasat janë që të kesh probleme me to. Mundohu të sistemohesh me mënyra alternative dhe mos porosit zëvendësim për pajisjet, pa kaluar prapavija. Do kesh mungesë komunikimi dhe probleme në disa raporte, ndaj bëj kujdes. Mos bli shtëpi, mos bëj investime, sepse kjo periudhë nuk është aspak e favorshme.

Ujori

Kontrollo mirë mesazhet dhe emailet, shumë prej tyre ka gjasa të humbin këto ditë. Kjo prapavijë do të hapë probleme me komunikimin, telefonatat dhe emailet. Mund të ndodhë të mos kthesh përgjigje dhe të kesh probleme me njerëzit vetëm për këtë arsye. Mendohu mirë para se të dërgosh mesazhe.

Peshqit

Të duhet të balancosh buxhetin tënd. Ke shpenzuar shumë dhe je treguar i/e papërgjegjshme. Mblidh veten dhe nis të kursesh, pasi e ardhmja nuk është shumë e ndritur për ty. Mund t’i shmangësh disa dalje dhe shpenzime, të cilat me shumë gjasa, po i bën për të kënaqur të tjerët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit