-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria u fali ndërtuesve të paligjshëm mbi 2 milionë euro tarifa

Kryesoret

Në vjeshtën e vitit 2022, kur prezantoi vendimin e qeverisë së tij për konfiskimin e shtesave pa leje në kullat e Tiranës, kryeministri Edi Rama i paralajmëroi ndërtuesit se “do ta paguanin shtrenjtë shkeljen e ligjit”.

Ai premtoi gjithashtu se ndërtimet e konfiskuara do të përdoreshin për qëllime sociale ose do të mbushnin arkën e shtetit pasi të shiteshin me çmimet e tregut.

Por një vit e gjysmë më vonë, dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se qeveria, jo vetëm që ua ktheu godinat mbrapsht shkelësve të ligjit me çmime 10 herë më të ulëta se vlera e tregut, por u amnistoi atyre detyrime fiskale për lejet e reja të ndërtimet në një vlerë që llogaritet në gati 2 milionë euro.

Sipas kontratave që Ministria e Financave nënshkroi me ndërtuesit në gusht të vitit të kaluar, këtyre të fundit u mundësohet që të marrin leje të reja ndërtimi për t’i shitur më pas normalisht shtesat e ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Por në këtë proces, ndërtuesit përjashtohen nga tarifat e aplikimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi, certifikatën e përdorimit, policat e sigurimit, pagesat për shërbimet kadatrale si dhe pagesën e taksës së ndikimit mbi infrastrukturë.

Në shtatë pallatet e konfiskuara në Tiranë rezultoi të ishin ndërtuar pa leje 21404 metra katrorë shtesa.

BIRN llogariti se sipas kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Financave, kompanive ndërtuese u faleshin në total detyrime fiskale në një shumë që varion nga 1.8 milionë euro deri në 2.2 milion euro. (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit