-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfiskohet pasuria e Radoiçiçit në Kosovë

Kryesoret

Autoritetet në Kosovë kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të Millan Radoiçiçit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, publikoi në llogarinë e saj në Facebook një listë të pronave të Radoiçiqit, që sipas saj, janë sekuestruar dhe konfiskuar.

Më 4 prill, në një aksion në veriun e Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara konfiskoi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin e një grupi të armatosur serbësh në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se policia e ndihmoi agjencinë në konfiskimin e pronave të Radoiçiqit.

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës.

“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”, tha Elshani./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit