-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka nga Kuvendi për Xibrakën: Personi i paidentifikuar është vëllai i kryeministrit

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë disa akuza të tjera në lidhje me dosjen e Xibraksë.
Noka u shpreh se Shqipëria është një narko-shtet që zë fill nga kryeministri.

“Shqipëria është një narkoshtet që zë fill nga kryeministri. Si mund të mos vijë kryeministri të japë shpjegime kur vëllai i tij është i kapur me zë dhe figurë. Me urdhër politik rezulton se të gjithë personat e Xibrakës ishin të identifikuar vetëm njëri nuk ishte identifikuar. I them zotërisë kryeministër, por kur Policia e Shtetit thotë se një nuk është i identifikuar është që ta kërkojë në sistem fotografinë e personit dhe pika e dytë është ta shoqërojnë. Po ua them unë; personi nga grupet e vëzhgimit është identifikuar, por kur është parë se kush është, është dhënë urdhri politik dhe personi i pa identifikuar që përdorte automjetin është vëllai i kryeministrit. ” u shpreh Noka.

Noka gjithashtu u shpreh se si është e mundur që nga 2 prokurorët që merreshin me çështjen njëri u zgjodh kryetari i SPAK-ut.

“Si shpjegohet që dy prokurorët e çështjes që njëri shkoi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe tjetri do shkonte drejtues i SPAK. Atë ditë ndërhyri dikush më i fuqishëm se Rama dhe ndikoi që të mos zgjidhej. Ky është realiteti. Nuk ndodh dot në asnjë vend një situatë e tillë dhe tani kryeministri i kapur në çark nuk denjon të vijë këtu të japë llogari”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit