-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti/ Dumani: Kemi përgjuar 3335 politikanë dhe bosë të krimit

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani prezantoi përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë punën që kanë bërë për vitin 2023. Mes të tjerash Dumani tha se gjatë 2023 janë mbajtur nën përgjim telefonat e 3335 personave. Pjesa më e madhe e personave të përgjuar rezultojnë të jenë personat të dyshuar si pjesëmarrës në grupe kriminale, por edhe zyrtarë e politikanë.

“Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 186 procedime penale ku janë interceptuar 3335 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim), ku vërehet rritje krahasuar me vitin 2022.

Në vitin 2023, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 109 procedime penale ku janë interceptuar 1436 pajisje fundore, nga 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore, të aplikuara ne vitin 2022.

Ndërkohë për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 77 procedime penale, ku janë interceptuar 1899 pajisje fundore, nga 53 procedime penale janë interceptuar 1154 pajisje fundore, të aplikuara në vitin 2022” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit