-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikim armësh nga Maqedonia e Veriut, prangoset i riu në Prrenjas

Kryesoret

Një rast i trafikimit të armëve nga Maqedonia e Veriut raportohet se është goditur nga policia.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë një 33-vjeçar në Prrenjas, i identifikuar si Shaqir Çela.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border Crossing”. Evidentohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve nga RMV-ja në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar armët, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen.

Gjatë operacionit, në fshatin Skroskë, u lokalizua shtetasi Sh. Ç., i cili kishte me vete, 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Ç., 33 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit