-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba dhe panik, çobani ngre në këmbë policinë në Vlorë

Kryesoret

Një 42-vjeçar u arrestua nga policia, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, në Karaburun, duke rrezikuar banorët e zonës.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në Karaburun, në vendin e quajtur “Gallolec”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në stanin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 9”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Dukat.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit