-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë kundër qeverisë së Orban në Budapest

Kryesoret

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar kundër qeverisë së Viktor Orban në qendër të Budapestit të shtunën, të udhëhequr nga një avokat dikur i afërt me administratën, i cili kohët e fundit nisi një lëvizje politike që synon të sfidojë kryeministrin.

Sipas mediave të huaja, protestuesit marshuan drejt parlamentit në motin jashtëzakonisht të ngrohtë pranveror, disa prej tyre duke thirrur “nuk kemi frikë” dhe “Orban jep dorëheqjen!”.
Shumë prej tyre mbanin ngjyrat kombëtare të kuqe-bardhe-jeshile ose mbanin flamurin kombëtar, simbole që partia e Orbanit i përdori si të tyren për dy dekadat e fundit.

“Këto janë ngjyrat kombëtare të Hungarisë, jo të qeverisë”, tha 24-vjeçarja Lejla, e cila udhëtoi për në Budapest nga Sopron, një qytet në kufirin perëndimor të vendit.

Marshimi u drejtua nga Peter Magyar, 43 vjeç, i cili dikur ishte i martuar me ish-ministren e drejtësisë të Orban, Judit Varga dhe i cili përfundimisht planifikon të formojë partinë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit