Dy shqiptarë kanë vdekur në Kanada. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj nga Rapsha e Hotit.
Ngjarja ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road. Mësohet se në aksident u përfshinë 3 automjete
Dy shqiptarët që udhëtonin me një Sedan të bardhë ndërruan jetë, njëri prej tyre në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital.
Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri.