-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorian Koçi: Shqiptar patriot apo kozmopolit globalist

Kryesoret

1- Sa herë që në Shqipëri dhe në Kosovë ka zëra publikë që shprehin se ka një komb shqiptar , menjëherë në shtypin e shkruar të dy vendeve botohen opinione të analistëve që shprehen se nuk ka rëndësi nëse ndihen një komb shqiptarët, por e rëndësishme është ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

2- Sa herë që në Shqipëri dhe në Kosovë ka zëra publikë që shprehin se perspektiva e dy vendeve është bashkimi kombëtar menjëherë në shtypin e shkruar të dy vendeve botohen opinione të analistëve që shprehen se nuk ka rëndësi nëse dy vendet të bashkohen por e rëndësishme është të theksohet se jemi vendi më i varfër në Evropë dhe e rëndësishme është ekonomia dhe lufta ndaj korrupsionit.

3- Sa herë që në Shqipëri dhe në Kosovë ka zëra publikë që shprehin se çdo gjë që ndodh në Kosovë ka një shqetsim të natyrshëm në Shqipëri dhe anasjelltas, menjëherë në shtypin e shkruar të dy vendeve botohen opinione të analistëve që shprehen se nuk ka rëndësi që ekziston kjo ndjeshmëri, por e rëndësishme është që shqiptarët këndej e andej kufirit të shikojnë raportin e tyre me të shkuarën dhe sigurisht ekonominë.

4- Sa herë që në Shqipëri dhe në Kosovë ka zëra publikë që shprehin se ka një patriotizëm shqiptar në rritje këndej e andej kufirit për zgjidhjen e çështjes shqiptare në rajon,menjëherë në shtypin e shkruar të dy vendeve botohen opinione të analistëve që shprehen se nuk ka rëndësi nëse eksiston ky patriotizëm, por rëndësi ka të theksohet se duke parë shkatërrimin e natyrës dhe ambjentit, shqiptarët nuk janë patriotë dhe sigurisht rritja ekonomike është ajo që duhet të mendojnë më tepër.

5- Sa herë që në Shqipëri dhe në Kosovë ka zëra publikë që shprehin se shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të shprehen lirisht mbi ardhmen e vendeve të tyre menjëherë në shtypin e shkruar të dy vendeve botohen opinione të analistëve që shprehen se nuk është e rëndësishme se çfarë mendojnë shqiptarët, por ata duhet t’iu jenë mirënjohës ndërkombëtarëve dhe të pranojnë çfarëdolloj zgjidhje për të ardhmen e tyre dhe sigurisht…të shikojnë të forcojnë ekonominë.

Dy gjysmë të vërteta s’bëjnë asnjëherë një të vërtetë. Sigurisht që rritja ekonomike, raporti me të shkuarën, mbrojtja e mjedisit janë të rëndësishme në zhvillimin e një vendi por ato smund të shërbejnë si gjethe fiku për të mbuluar problemin shqiptar që ekziston në rajon.

“Bëhu i ditur të jesh i lirë” është motoja e disa opinionistëve këndej e andej kufirit, por sëpari duhet zgjidhur dilema shqiptar patriot apo kozmopolit globalist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit