Komisioni Hetimor për sistemin TIMS pas shumë debatesh ka caktuar 4 ekspertët që do asistojnë punën e komisionit.
Ekspertët;
Dritan Jahaj jurist
Vjosa Bodo Mujo juriste
Kreshnik Myftari pedagog
Henri Bici avokat
Debati ishte i gjatë dhe i fortë për listën e dëshmitarëve. Partia Socialiste u tërhoq nga kërkesa e deputetes Blerina Gjylameti që në komision të thirrej edhe Sali Berisha. Nëse kjo do të ndodhte do ta nxirrte nga arresti i shtëpisë.
Kryetari i komisionit, Ervin Salianji tha se PS u tërhoq pasi Edi Rama u tërhoqi veshin. “Ja ku është procesverbali e ka kërkuar vetë Gjylameti” tha ai.
“Nuk bëhesh dot gjyqtar i Sali Berishës. Do ta zbresësh nga ballkoni, por nuk e zbret dot ti” reagoi Toni Gogu. Në debat u fut edhe Bardhyl Kollçaku.
“Gjeneral vetëm armët mund t’i luajmë, me fjalë nuk keni gjë se jeni kaps. Nxirr armët zoti Gjeneral se me fjalë e keni humbur” iu përgjigj Salianji.