Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur sot në Top Story nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me arrestimin e disa zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit. Ai tha se nuk është thirrur, por nëse SPAK do e kërkojë, do të shkojë të japë përgjigje.
“Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim” tha Veliaj.