-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albert Prenkaj: Kushtetuta e rrezikuar e Republikës së Kosovës!

Kryesoret

Nxjerrja e ligjeve nga Qeveria Kurti 2 që janë në kundërshtim me Kushtetutën, e që i trajton nga Gjykata Kushtetuese si jo kushtetuese, megjithatë e njëjta qeveri tenton t’i implementoi. Është kjo tendencë e rrënimit të Kushtetutës aktuale?! Sepse ka paralajmëruar “Kushtetutën e tretë të Republikës”.

Mund të pajtohem me komentin se gjatë negocimit Kosovë-Serbi është prekur Dokumenti i Ahtisarit si fundament i shtetësisë së Kosovës, në anën tjetër kritikat që i hedhen BE-së si të njëanshme gjatë procesit të dialogut, mosnjohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, përkrahjen e strukturave paralele të Serbisë dhe kritika që i bëhet qeverisë së Kosovës për çmontimin e komunave paralele të Serbisë tingëllojnë shumë folklorike, populliste, shumë sugjestive.

Një diskurs me retorikë kritike ndaj Brukselit zyrtarë në asnjë mënyrë nuk pasqyron sensin afirmativ, bashkëpunues, inventiv, dialogues. Është diskurs që hap pas hapi përmes kritikës çdo herë e më shumë po e përafron Brukselin zyrtarë si dhe Uashingtonin me Beogradin, duke strukur Kosovën në bankën e fajtorit. Kritikat, që i quajmë naive, ndaj BE-së për mosndëshkim të Serbisë për të bëmat terroriste (Banjska) e veprime të tjera janë retorike dhe shterpe.

Nga ky diskurs “sovranist” për “vendosjen e rendit dhe ligjit”, “luftën kundër krimit të organizuar”, “heqjen e dinarit nga qarkullimi”, është politikë izolacioniste, egocentrike, autoritare dhe antihistorike që nuk ka të bëjë me sistemin e vlerave liberale dhe demokratike.

Me këtë politikë nuk mundësohet integrimi i komuniteteve jo-shumicë, as bashkëpunimi rajonal, as integrimi në NATO dhe as në BE. Tehu i kritikës nuk duhet topitur duke kërkuar fajtorin dikund tjetër, e duke kërkuar tërheqjen e ambasadorëve nga këndvështrimi i qytetarit evropian me një gjuhë çaluese.

Mangësitë serioze duhet kërkuar në miopinë e veprimit politik të Qeverisë Kurti 2 i cili në një mënyrë apo tjetrën është në plotni në axhendën e Presidentit të Serbisë, Vuçiç. Axhendë e cila dërgon në degjenerim të imazhit të Kosovës në sytë e organizatave ndërkombëtare, futjes së vendit në qarkun e vendeve të dhunes ndaj të drejtave të pakicave, mos përkrahje nga mbështetësit thelbësorë të qeniës shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si: FMN, Bankë Botërore, Klubi i Londrës, Organizata Botërore e Doganave, në OKB, etj.

Me këto tema të rrezikshme, kreu i qeverisë & Co po shkaktojnë termete të shpeshta, si paralajmërime të tërmeteve të ardhshme të radhës. Mbetemi me shpresë të mos shkaktohet kataklizma!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit